Simptomet apo shenjat që i paraprinë ndarjes
- Fjalosjet e shpeshta rreth gjërave që në fazën e të dashuruarit as që vërehen.
Edhe kur më s'ka arsye partnerët tashmë të distancuar nga dashuria për njëri tjetrin, mes vete fjalosen rreth asaj se kush e ka filluar fjalosjen! Kur më s'ka dashuri, irriton prekja e partnerit. Tashmë diçka shtyer të ndërrojnë gjërat që kanë qenë urë lidhëse me partnerin, madje qoftë ajo edhe ndërrimi i vetëm i e-mail adresës. Papritmas konstatoni se keni krijuar lidhje dashurie me njeriun e huaj për ju!
Në anën tjetër në atë zbrazëti shpirtërore ju shfaqet personi nga e kaluara e juaj apo ndoshta dhe dikush tjetër që momentalisht ua tërhjek vëmendjen. Nëse tashmë vëreni këto shenja në vete apo te partneri, duhet të filloni të mendoni se koha është që të zgjedhni rrugën më të mirë të mundshme për lidhjen tuaj dhe t'i vendosni pikë të gjitha marrëzive. Natyrisht se asnjëherë nuk është keq të shpëtoni një lidhje me personin që dikur për ju ka qenë gjithçka, por në anën tjetër nuk e vlen të mundoheni nëse tashmë një kohë ndiheni të paralizuar në atë lidhje.
Si të organzoni ndarjen nga partneri
1. Zhdukja e qetë
Mënyrë më e zakonshme e ndërprerjes s lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do t'ju harroj apo do ta gjej dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të zënë me punë, smundeni të dilni etj. Kështu bëni gjithçka që me partnerin tuaj ta mbani distancën. Nuk lajmëroheni në telefon, e ndërroni numrin etj. Duhet të kihet parasysh se kjo metodë funksionon vetëm te lidhjet e shkurta, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj.
2. Ndarja sy më sy
Shumë psikologë pajtohen se mënyra më e mirë e ndarjes është kur të ulet çifti sy më sy dhe qetë, por me vendosmëri i sqarohet partnerit se asgjë personale kudër nuk keni, mirëpo problemi është se lidhja nuk funksionon. Lamtumirë, dhe mos lini ura prapa vetes. Kjo është mënyra më e mirë për ta liruar edhe partnerin.
3. Gënjeshtrat
Është zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mirë se realiteti i hidhur. P.sh është më mirë të shpikni diçka dhe të thuani se: " kam gjetur dike tjetër dhe dua të jem me të" se ta thuani të verëtetën e hidhur të llojit:" më me dëshirë do të fleja në shtallë se sa të hy sërish me ty në shtratë". Nëse përcaktoheni të zgjedhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe për të cilën edhe partneri do të kuptoj se nuk është arsye e vërtetë, duhet të jeni të vendosur. P.sh: "nuk jam i gatshëm të obligohem", apo "dua të përcaktohem për karierë në punë". Shumë vështirë e ka partneri që të mos i pranoj këto arsyetime.
4. Ndarrja rreth e rrotull
Shpesh ndodh te shumë çifte që ndarrja të zgjasë më gjatë se vet lidhja në dashuri. Edhepse njëri nga partnerët nuk e do më tjetrin, gjen arsye të stilit, "nuk dua ta lëndoj". Thjesht i frikohet ndjenjës së fajësisë dhe me këtë mendon se bënë punë të madhe duke vazhduar që ta mbaj lidhjen të paralizuar. Në të shumtën e rasteve kjo është ndarje më e dobët e mundshme, dhe një gjë të këtillë vërtet nuk e merriton njeriu me të cilin i ke ndarë madje së paku edhe një muaj të vetëm të jetës sate. Shumë më tepër ka për ta çmuar vendosmërinë tënde atëherë kur të kthjellët dhe kupton se vërtet vërtet ka mbetur shumë pak në atë lidhje, se sa një ditë papritmas të vetëdijësohet se pikërisht ju jeni personi që ia keni shkatërruar jetën ngase e keni mbajtur lidhjen të paralizuar vetëm duke aktruar!
Ndoshta ju kujtohen filmat brazilian apo seritë tjera të dobëta ku partnerët ndahen 17 herë brenda vetëm një muaji, dhe në fund lidhja përfundon me armiqësi të ndërsjellë!
5. Ndarja agresive - shpërlarja!
Këtë mënyrë të ndarrjes zakonisht e zgjedhin personat jo të sinqertë dhe me natyrë frikacaku. Unë këtë e quaj edhe ndarja e qyqes! Ja si ndodh një ndarje e tillë tipike:
Vazhdimisht kritikon partnerin, ia hudhë fajësinë, i cakton kërkesa të pamundshme, është vetjak dhe posesiv, mashtron prapa shpinde dhe vazhdimisht e ndërron sjelljen e vet! Të gjitha këto ndodhin ngase partneri që e dëshiron ndarrjen nuk ka siguri ne vete se a është i qëlluar vendimi për këtë gjë!
6. Ndarja në vende publike!
Asnjëherë nuk guxoni që ndarrjen ta ndërmerrni para njerëzve tjerë të pranishëm. Çkado që ju ka ndodhur, pa marrë parasysh si ndiheni, mos u ndani para njerëzve tjerë. Kjo mund të shkaktojë shumë plagë te partneri i juaj, mund të ndikoj që ta humb vetbesimin dhe të vdes emocionalisht! Le të jetë vendi i qetë, ju të dy dhe assesi kafeteria, lokalet ku janë të pranishëm të tjerët etj. Atëherë partneri nuk do të jetë në gjendje edhe të bisedoj lirshëm me ju edhe të përkujdeset për emocionet e veta në atë çast.
Edhepse shumë lidhje fillojnë në vende publike si punë, kafeteri, stadionë, kinema, këto nuk janë vende të mira për ndarrje.
7. Mundohuni t'ia shpëtoni fytyrën partnerit
Me këtë dua të them se edhepse nuk gjeni më asgjë që do t'ju mbante në lidhje me partnerin, mundohuni që së paku pjesën tuaj të fajit ta merrni përsipër. Është shumë lehtë të lëndohet dikush që vërtet ju do apo ju ka dashur. Pa e marrë parasyshë arsyen pse dëshironi të ndaheni, duhet të keni rrespekt si ndaj një krijese njerëzore të përbërë nga emocionet, dëshirat, ëndërrat etj. Pikërisht sikurse edhe ju. Mos u bëni pra egoist, nëse tashmë keni vendosur për diçka të tillë.
Çka pas ndarrjes
Periudha pas ndarrjes është mjaftë e komplikuar. Menjëherë fillon të ndihet e zbrazët egoja. Ndihet një llojë melankolie, kujthen çastet e mira. Ndihet edhe ndjenja e fajësisë, ndjenja e dështimit! Secili partner e ndjen këtë. Gjithçka është ndërprerë, s'ka më thirrje telefonike, s'të mundon më askush apo e ke liruar dike që s'ka dashur më të jetë me ty. Është shumë me rëndësi që në muajin e pare të përmbaheni nga marrëzirat, së paku derisa të qetësohen gjërat. Ja çka nuk do të duhej të bëni:
• Mos u jep kur ta takosh. Nëse të dhemb dhe të qahet, mos e bëjë para partnerit. Mos ia nxij jetën me gjëra të tilla partnerit dhe të tjerëve. Qaj kur je vetëm.
• Mos rri vetëm në kujtime, mos! Mundohu të argëtohesh deri në maksimum.
• Mos e luaj rolin e psikopatin dhe të sjellësh vendim që të mos ia len vendin vend!
rn• Mos e lut asnjëherë që të t'kthehet. Mund të ndodh që të kthehet po nuk kjo asgjë nuk do të ndryshoj në lidhjen tuaj!
• Është dobësi tejet e madhe njerëzore që në shenjë hakmarrjeje t'ia kthesh gjërat që t'i ka dhuruar gjatë lidhjes apo t'i kërkosh gjërat që ia ke dhuruar! Ja një ide, nëse bash nuk të duhen pas një kohe, mund t'i falësh dikuj tjetër apo dhe t'i shet? Është shumë më e ndershme.
• Mendo çastet e mira por asnjëherë mos jeto në të kaluarën duke ia përsëritur vetes se keni mundur të jeni çift i mrekullueshëm. Nëse keni qenë çift i mrekullueshëm kjo nuk do të thotë që edhe keni mundur të mbeteni të tillë. Gjithçka e ka kohën e vetë. Është shumë vështirë, po aq sa mundeni përqëndrohuni në ardhmëri.
• Nëse je ndarë nga partneri, dhe tash ndihesh i/e lënduar, i/e braktisur, mos gabo të kontaktosh me shoqen/shokun e ish partnerit apo në raste ekstreme motrën/vëllaun e tij (saj)! Kjo vërtet tregon dobësinë e shpirtit të një njeriu që tash është në gjendje të hakmirret nga urrejtja. Në fund gjithçka do të kuptohet dhe asgjë nuk do të arrihet me këtë. Me ketë vriten edhe ato çaste të bukura në kujtesën e partnerit! Kjo është dobësi që as vetes nuk do të mund t'ia fal njeriu.
• Fol edhe më tej me simpati për partnerin. Nëse jo së paku fol natyrshëm për të me të tjerët. Mos perhap gënjeshtra dhe shpifje. Edhe kjo është marrëzi që nuk falet ngase sidoqoftë, ish partneri ytë mbetet ende pjesë e jetës sate.
• Mos iu hedh në përqafim dikuj tjetër me shpresë se do të zëvendësoj atë që të mungon. Shpesh këto lidhje përfundojnë tmerrësisht keq. Prit, vështro, buzëqeshu. Patjetër do të del dikush që do ta kthejë buzëqeshjen.
• Dilni në shëti me shokë apo shoqe në shëti miqësore. Mos i lodhni me problemin tuaj. Mos u arsyetonis e e keni patur mirë së bashku por se dini se çka ka ndodhur. Vetëm thuani dhe mendoni se kjo është gjëja më e mirë momentalisht për ju. Kushedi pse është mirë.
• Qërasni çdo ditë veten me nga një çokoladë. Mund ta ndërroni pak pamjen tuaj të flokëve, veshjes po jo të ndërmerrni ndryshime drastike.
• Mundohuni që në zemrën tuaj të mbeteni miq të vërtet me ish partnerin. Bisedoni vetëm me miqtë më të ngushtë që vërtet ju kuptojnë.
• Nëse mundeni qani mirë kur të mbeteni vetëm. Kjo vërtet ndihmonë. Pra mbani mend, vetëm kur të mbeteni vetëm.
Mbani mend edhe këto statistika
1. Së paku 15 njerëz në botë ju duan në njëfarë mënyrë.
2. Pa ty, dikush ndoshta nuk do të mund të jetoj.
3. Çdo natë dikush mendon në ty para se të flej.
4. Dikush për të cilin/ën as që din që ekziston të dashuron.
5. Kur mendon se ke bërë kabim të madhë, së paku diçka e mirë del nga ai gabim
6. Së paku pesë njerëz në botë të duan aq shumë sa që do të jenë në gjendje të vdesin për ty.
7. Arsyeja e vetme që dikush do të të urrente është vetëm e vetëm se ai dikush dëshiron të bëhet sikur ti
8. Buzëqeshjet tua mund t'i sjellin lumturi shumë njerëzve tjerë.
9. Për dike ti je gjithçka në botë.
10. Je i/e veçantëë dhe një. Kurrë më nuk do të ekzistoj dikush tjetër si ti! |